Papa Françesku kërkon falje publike për skandalet e Vatikanit

Gjatë audiencës së përgjithshme të javës në sheshin “Shën Pjetër” Itali, Papa Françesku ka kërkuar ndjesë publike për skandalet e fundit të verifikuara “në Romë ose në Vatikan”. Papa nuk saktësoi se cilit skandal i referohej.

Në fjalimin e përjavshëm të Papës ishin mbledhur rreth 2 mijë persona. “Përpara se të filloj Katekizmin, në emër të Kishës, unë dua të kërkoj faljen tuaj për skandalet e ndodhura së fundmi në Romë ose në Vatikan. Unë ju kërkoj të falur”, tha Papa Françesku, transmeton Shekulli.
Gjithashtu ai u shpreh: “Fjala e Jezusit është e fortë sot, mjerë bota për skandalet. Jezusi është realist, ai thotë se të pasurit e skandaleve është e pashmangshme. Por mjerë njeriu që i kryen ato skandale”.

Ndërkohë, mediet europiane shkruajnë se Papa i referohej një prifti polak, i cili u shkarkua nga posti në Vatikan pasi njoftoi se ishte përfshirë në një marrëdhënie homoseksuale.

Zëdhënësi i atit të shenjtë Federico Lombardi, ka deklaruar se Papa nuk i referohej rastit të dorëheqjes së ditëve të fundit të kryetarit të Bashkisë së Romës.

Lombardi pranoi se ndjesa e Papës kishte qenë e “gjerë dhe gjithëpërfshirëse”, por nënvizoi se nuk u referohej rasteve politike ku ishte përfshirë kryebashkiaku Ignazio Marino, që bënte fjalë për abuzim me shpenzimet. Sipas tij: “Papa Françesku po u referohej skandaleve në të cilat kanë përgjegjësi njerëzit e Kishës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button