Duka thyen akullin, flet për akuzat rreth shitjes së ndeshjes me Serbinë

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka folur për herë të parë mbi lajmet e disa mediave serbe se, Shqipëria e bleu ndeshjen me Armeninë.

Në Shqipëri u fol për pazaret edhe për ndeshjen me Serbinë, për të cilën Duka u fërshëllye gjatë festës së kombëtares në sheshin “Nënë Tereza”.

Por, duke iu përgjigjur këtyre aludimeve, i pyetur nga disa media greke, Duka thotë: “Unë nuk merren me raportet e tilla, ata e kanë në origjinë. Më lejoni t’ju them që Shqipëria ka luajtur në këto eliminatore nga e para deri në minutën e fundit në mënyrë të drejtë”.

“Askush nuk na dha asgjë dhe kemi marrë në fushë atë që ishte e drejtë. Unë mund t’iu jap edhe një shembull për këtë: në përballjet me Francën ne kemi marrë katër pikë, një fitore dhe një barazim. Kjo tregon se ne e kemi merituar”.

Duka nuk e mohon se pas dy humbjeve në minutat e fundit me Portugalinë dhe Serbinë pati frikë se Shqipëria nuk do ta arrinte vendin e dytë.

“E vërteta është se pata frikë sepse humbje kundër Portugalisë dhe Serbisë erdhi në minutat e fundit, humbje që goditën psikologjikisht lojtarët.

Por tani unë jam i lumtur, i lumtur, sepse kushdo që është pjesë e kësaj kombëtareje (lojtarët, trajneri, federatën, tifozët) të gjithë së bashku qëndruar të fokusuar në qëllimin tonë dhe arritëm këtë dëshirë të të gjithë kombit”,- thotë presidenti i FSHF. /Mapo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button