Të gjithë në kërkim të fitores

Sot me fillim në ora 13:00-të, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të kampionatit të Maqedonisë në futboll. 

Ekipi i Renovës do të tentojë të vazhdojë serinë e fitoreve, kur në Manastir do të përballet me Pelisterin vendas.

Gostivari para shikuesve të vetë do të jetë përballë pretendentit për kampion, Metalurgut nga Shkupi, ndërsa në Tetovë, Shkëndija do të takohet me Bregallnicën, në një ndeshje ku konsiderohet favorite dhe pritet të shënon fitore. 

Të gjitha ndeshjet e javës së 13-të luhen të mërkurën dhe nisin prej orës 13:00.

Dyshet e xhiros së 13-të: Shkëndija – Bregallnica, Gostivari – Metalurgu, Pelisteri – Renova, Napredoku – Turnova, Makedonija Gj.P – Rabotniçki dhe Vardari – Euromilku / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button