Holanda nën akuzë pas dështimit

Momente shumë të vështira për Holandën. Pas kualifikimit të munguar në Euro 2016 në Francë, skuadra është nën akuzë. Skuadra ka marrë etiketimin “portokallë të shtrydhur”, për dështimin më të madh të tre dekadave të fundit.

Tulipanët nuk mungonin në një turne europian prej vitit 1984, e për koeçidencë edhe në atë rast evenimenti kontinental u zhvillua në Francë. Në Holandë ka nisur gjyqi për përfaqësuesen e drejtuar nga Blind, ku nën akuzë janë yjet e brezit të ri, me elementë cilësorë si Depay e Wijnaldum, transmeton Supersport.

Vendi i katërt në grup. Humbjet e një pas njëshme, ku goditjen finale e dha Republika Çeke, e cila e kishte siguruar kualifikimin. Rezultati katastrofik merr përmasa edhe më të mëdha prej faktit se turneu u zgjerua për herë të parë dhe aty do të marrin pjesë 24 skuadra.

Lojtarët ishin akuzuar më parë se nuk shfaqën ambicie dhe grintë në ndeshjet e humbura me Islandën dhe Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button