Emërohet “Aqif Mefmet Ersoj” pjesa e re shtesë e objektit të gjimnazit të Kërçovës

Komisioni i sapoformuar për Marrëdhënie Ndëretnike në kuadër të Komunës së Kërçovës, në shenjë mirënjohje ndaj organizatës turke “Tika” për investimet që ka bërë në këtë komunë, propozoi që pjesa e re shtesë e objektit të gjimnazit të Kërçovë të emërohet “Aqif Mefmet Ersoj”.

Propozimi u vu në diskutim në mbledhjen e nëntë të këshillit të Komunës dhe hasi në polemika të mëdha mes këshilltarëve. 
Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie Ndëretnike, Qamil Aliu, njëherit edhe kryetar i Këshillit të komunës së Kërçovës tha: “Aqif Mefmet Ersoj është kompozitorë turk dhe një prej kompozitorëve të himnit kombëtar turk”. 

Organizata turke “Tika” ka bërë një sërë investimesh në Kërçovës dhe së shpejti do të fillojë edhe investimi për rindërtimin e teqesë së qytetit. Me këtë emër propozojmë që të emërojmë vetëm objektin si objekt kurse subjektet mbeten të njëjta dy shkollat e mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski” – tha Qamili, i cili më tej shtoj: “Pa dashur të imponoj mendimin tim tek këshilltarët e tjerë, si qytetarë, gjithmonë jam i mendimit që të përkrahen pakicat dhe ky është rasti ideal”.

Dejan Pandileski si përfaqësues i koalicionit të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, “Kërçovarët për Kërçovën”, tha, “ ky koalicion nuk ka asgjë kundër këtij emri si individ por për ne është e pakapshme që në një shkollë me dy subjekte të vendoset emër i veçantë edhe për objektin. Emri i “Tika”-s, tashmë qëndron aty për të treguar për investimin e tyre”.

Përfundimisht propozimi u miratua me 13 vota “për” që nënkupton shumicën e votave dhe emri i objektit të ri shtesë të shkollës së mesme në Kërçovë do të mbajë emrin “Aqif Mefmet Ersoj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button