Historia e përbashkët e Evropës Juglindore përfshin luftën e 2001

Maqedonia dhe Shqipëria shumë pak zënë vend në librat e ardhshëm të historisë së përbashkët të Evropës Juglindore.

Vërejtje kanë pasur edhe shtetet tjera ballkanike sic janë Serbia, Greqia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Drejtori ekzekutues i Qendrës, e cila është e angazhuar për botimin e librave Nenad Shebek, për DW ka thënë se këta libra nuk janë botuar për t’i zëvendësuar librat ekzistues kombëtar të historisë. 

“Nuk sqarohet historia e Maqedonisë, por ajo plotësohet me njohuri dhe fakte të reja”, ka thënë Shebek

Në katër vëllimet që kanë gjithsej 586 faqe, përmenden dhe sqarohen shkurtimisht shumë pak gjëra për historinë e Maqedonisë. 

Në tre vitet e ardhshme duhet të realizohen edhe dy tekste historike të cilat do të merren me kohën e luftës së ftohtë (1945-1989), tranzicionin (1990-2001) duke e përfshirë edhe luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button