LR-PDSH: deri kur do të ndodhë degradimi i shqiptarëve në polici?

Pasi që më herët është përmendur se policët shqiptar diskreditohen nga Drejtoria për Informacione të Klasifikuara duke i refuzuar të punësuarit për posedim të certifikatave të sigurisë, duke mos dhënë asnjë arsyetim konkret.

LR-PDSH ka reaguar duke thënë që vazhdon edhe më tutje degradimi i policëve shqiptar në radhët e Stacionit policor në Gostivar duke mos respektuar “Ligjin për punë të brendshme” si dhe “Rregulloren për mënyrën e zbatimit për përzgjedhjen në vendosjen si dhe promovimin dhe mënyrën e sistemit të karrierës të të punësuarve pranë Ministrisë e Punëve të Brendshme” të Republikës së Maqedonisë ku ky sistem i karrierës të zyrtarëve të autorizuar paraqet proces të ndërtimit të karrierës, mirëpo në mënyra të ndryshme me presione psiqike-MOBING anashkalohen të punësuarit shqiptar dhe zëvendësohen me kuadro nga radhët e VMRO-DPMNE-së duke i ndryshuar vendimet e të punësuarve shqiptar nga inspektorë, inspektorë të lartë e të pavarur në inspektorë në inspektorë të ri-fillestar duke mos respektuar Ligjin dhe rregulloren e ndërtimit të karrierës dhe duke mos pasur parasysh arritjet në punë dhe trajnimet e tyre.

“Kemi rast ku janë avancuar -8- policë maqedonas në vende udhëheqëse në proporcion me -1- polic shqiptar, policët maqedonas mbeten si kujdestar dhe zëvendës kujdestar  ndërsa policët shqiptar të diplomuar që numri arrin mbi -15- mbeten si polic rrugor. Partia shqiptare në pushtet po heshtën dhe mundohet që të demsakojë realitetin duke u munduar që ti gënjen qytetarët se nga radhët e të punësuarve shqiptar ka avancime të shumta. Realiteti është se dita ditës në radhët e policisë vijnë inspektorë dhe referentë kuadro maqedonas-aktivistë të VMRO-DPMNE-së duke mos marr parasysh dosjet e tyre kriminale që kalojnë në evidencat policore. LR-PDSH shpreh indinjatë nga veprimet e lartpërmendura për mos efikasitetin e menaxhimit të këtij institucioni nga kuadro jo adekuat si dhe shkelje të të drejtave të njeriut  në kundërshtim me Kushtetutë dhe Ligj”, thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button