Blatter i kërkon falje edhe Perezit

Si duket presidenti i FIFA, Sepp Blatter ishte i ‘pirë’ kur kishte dhënë një deklaratë kundër Cristiano Ronaldos, pasi është pikërisht ai tani që kërkon falje te i tërë klubi i Real Madridit për këto fjalë.

“I dashur president, unë e kam pranuar letrën tënde sot, kontenti i cili më befasoi shumë”.

“Unë dua të qartësoj se Cristiano Ronaldo për mua është në nivelin e njëjtë me Messin dhe të dy janë lojtarë të pabesueshëm, secili në mënyrën e vet”.

“Unë kërkoj falje që deklarata në Universitet shkaktoi aq dhimbje të mëdha, unë kërkoj falje publike. Unë nuk kisha kurrë mendjen që të shkatërroj imazhin e Real Madridit, lojtarët e këtij klubi apo fansat. Unë e admiroj këtë klub që nga koha kur isha i ri”, tha Blatter

Lajme të ngjashme

Back to top button