SHBA-të dhe Rusia, marrëveshje për sigurinë ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrijnë marrëveshje me ushtrinë e Rusisë, për protokollet e sigurisë ajrore në hapësirën mbi Sirinë. Kështu u shpreh mbrëmjen e djeshme sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.

Hyrja e Rusisë në luftën civile në Siri ka ngritur shqetësime për përplasje aksidentale ndërmjet aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pasi deri tani kanë ndodhur disa afrime të rrezikshme.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do t’i ndryshojnë operacionet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, apo bashkëpunimin në ndarjen e informatave të inteligjencës me Moskën, përkundër mbështetjes së Rusisë për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Tashmë Pentagoni është pajtuar që të punojë me Moskën në procedurat bazike të sigurisë ajrore dhe mbajtjen e kanalit të komunikimeve të hapur.

“Ne vazhdojmë të kemi mospajtime për politikën lidhur me Sirinë, ne duhet të jemi në gjendje së paku të pajtohemi në sigurimin e personelit tanë sa më shumë që është e mundur”, tha Ashton Carter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button