Sot një vit Ballisti e ngriti flamurin në mes të Beogradit

Një ndeshje që nisi me incidente që kur në fushë u këndua himni shqiptar që u fërshëllye nga tifozët e shumtë serbë në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Më pas vijoi me hedhjen në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarrëve. Në minutën e 42 ndeshja është ndërprerë pasi në stadium u hodh një flamur me fotografi të Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Ai po valëvitej mbi stadiumin e Beogradit i montuar nga një pajisje elektronike fluturuese (dron).

Valëvitja e komanduar e flamurit irritoi tifozët serbë, por edhe disa prej lojtarëve të ekipit vendas. Lojtari serb Mitroviq ke pati rrëmbyer flamurin shqiptar, ndërsa lojtarët Andi Lila dhe Taulant Xhaka kishin ndërhyrë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej. Tifozët serbë kishin arritur ta çajnë rrethimin në stadium dhe një numër i madh i tyre kanë hyrë në fushën e gjelbër.

Përgjegjësinë për hedhjen e dronit me flamurin shqiptar dhe me dy figurat kombëtare shqiptare e mori përsipër një person nga Kukësi i quajtur Ismajl Morina, që më shumë njihet me nofkën Ballisti.

Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, Komisioni i Disiplinës në UEFA dënoi Shqipërinë me humbje ndaj Serbisë me rezultatin 0-3 në tavolinë.

Por pas ankesës na gjykatën e arbitrazhit sportiv, tre pikët iu dhanë kombëtares shqiptare.

Shqipëria e humbi ndaj Serbisë ndeshjen në Elbasan por në Armeni kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultat 3 me 0. Kjo fitore e çon për herë të parë ekipin e kombëtares në garat e kampionatit evropian ndërsa Serbia në ndeshjet eliminatore ka tubuar vetëm 4 pikë, gjë që ia pamundëson pjesëmarrjen në evropian.

– See more at: http://lajmi.net/sot-nje-vit-ballisti-ngriti-kete-flamur-ne-mes-te-beogradit/#sthash.MyYP1JbS.dpuf

Lajme të ngjashme

Back to top button