OSBE trajton çështjen e fëmijëve lypsarë në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë.

Konferenca do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile nga Prishtina e Tirana për të diskutuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e çështjes së fëmijëve lypsarë dhe protokollin për bashkëpunim policor në parandalimin, kufizimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, në radhë të parë me fëmijë.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger; zëvendësministri për Punë të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Milan Radojević; zëvendësministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Qeverisë së Kosovës, Rita Hajzeraj-Beqaj; drejtoresha e Njësisë Anti-Trafikim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Anila Trimi dhe drejtoresha e Terre des Hommes për Shqipëri dhe Kosovë, Jezerca Tigani, do të mbajnë fjalime hyrëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button