Ekuadori ka gjasë t’i japë azil Snowdenit

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka thënë se vendi i tij ka gjasë t’i garantojë azil ish- kontraktorit amerikan, Edward Snowden.

“Nëse në çfarëdo kohe zotëri Snowden hyn në territorin e Ekuadorit, ose në një nga ambasadat ose shërbimet tona diplomatike në botë, dhe kërkon azil, ne do ta pranojmë aplikimin e tij, do t’i shqyrtojmë të gjitha predispozitat ligjore dhe do të marrim një vendim”, ka specifikuar ai, gjatë një vizite në Rusi.

Snowden, i cili po kërkohet nga SHBA-ja, aktualisht ka azil të përkohshëm nga shteti rus.

Snowden kishte kërkuar më parë azil nga Ekuadori, vend ky i cili është duke i bërë strehë edhe themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Lajme të ngjashme

Back to top button