Një pjesë e Shkupit nesër pa ujë

­ Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” ­ Shkup, informon se nesër do të bëhen ndërhyrje teknike për riparimin e mbyllësve të rrjetit ujësjellës në Komunën Aerodrom.

Intervenimi do të fillojë në orën 9:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punëve. Pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e lagjes Maxhari, në jug të autostradës përkatësisht rrugët Bllagoja Stefkovski, lagjja Hipodrom dhe të tjera dhe fshati Studeniçan.

Pasi që të zbrazen rezervoaret, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit nga zona e lartë në lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re, lagjja Pripor, fshatrat Sopishte, rakotnici dhe Dobri Dol, lagjet Usje, Pintia dhe Draçevë, fshati Draçevë, fshatrat Batincë, Ljubosh dhe Moranë. Me presion të zvogëluar do të jenë shfrytëzuesit nga zonat e ulëta në lagjet Aerodrom dhe Lisiçe të Re dhe lagjen Magjari, në veri të autostradës, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button