Holanda me sytë nga Turqia, Norvegjia për kualifikimin në Itali

E Marta do të jetë dita e fundit e fushatës kualifikuese të Europianit Francë 2016-të, por mund të jetë edhe dita që do të sanksionojë eliminimin e një kombëtareje pretendente si Holanda.

Të gjitha enigmat e mbetura në këto eliminatore  do të zgjidhen mbrëmjen e sotme e cila pritet të zyrtarizojë se cila përfaqësuese do të kualifikohet direkt mes Norvegjisë dhe Kroacisë në Grupin H por edhe se kush do të jenë 8 skuadrat që do të marrin pjesë në play-off.

Sytë e të gjithëve do të jenë padiskutim në Amsterdam Arena aty ku do të luhet Holandë-Ceki. Edhe fitorja mund të mos i mjaftojë përfaqësues portokalli për të siguruar një vend në play-off, sepse nëse në Konya Turqia merr qoftë edhe një barazim përballë Islandës, skuadra e Danny Blind do të jetë zyrtarisht jashtë europianit.

Nga Grupi A vëmendja shkon të Grupi H aty ku Kroacia e cila pritet ta ketë thjeshtë një formalitet fitoren ndaj Maltës në transfertë do të shpresojë që Italia tashmë e kualifikuar të mos mundet nga Norvegjia për të qenë kroatët skuadra e dytë e kualifikuar e këtij grupi. Në Olimpico të Romës, të kaltrit e Contes gjithsesi nuk pritet të tolerojnë pasi nëse humbasin ndaj Norvegjisë do të humbisnin vendin e parë. Në ndeshjen tjetër të Grupit Bullgarisë do ti mjaftonte një barazim ndaj Azerbajxhanit në shtëpi për tu ruajtur vendin e 4-t, transmeton Supersport.

Në Grupin B me dy kombëtare si Belgjika dhe Uellsi të kualfikuara matematikisht lufta është e gjitha për një vend në play-off. Për këtë pozicion janë në garë tre skuadra  Bosnja, Isreali dhe Qipro, dhe ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi do të luhet pikërisht në Nicosia mes vendasve ishullorë dhe përfaqësues ballkanase që drejtohet nga trajneri Mehmed Bazdarevic. Bosnja mban vendin e tretë në grup në kuotën e 14 pikëve por një barazim mund të mos i mjaftojë kombëtares së Edin Dzekos dhe Miralem Pjanic sepse Israeli që ka 13 pikë luan në transfertë ndaj Belgjikës dhe nëse fiton mund ta parakalojë Bosnjen.

Shanse për tu renditur në vendin e tretë ka edhe Qipro që nëse triumfon ndaj boshnjakëve duhet të shpresojë që Izreali të mos marë pikët e plota ndaj belgëve pasi për momentin ishullorët kanë një pikë më pak se izraelitët në renditje. Në Cardiff në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi i Gareth Bale ka mundësi të festojë me një fitore me goleadë kualifikimin historik në Francë pasi luan përballë skuadrës më të dobët të Grupit Andorrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button