​De Biasi: Ja cili lojtar më ka bërë shumë nervoz

Rey Manaj, sulmuesi i Interit, e ka nervozuar shumë trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasin.

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ku do të fliste për shumë gjëra, që natyrshëm lidheshin me suksesin e arritur të kuqezinjve, kualifikimin e tyre historik në finalet e Euro 2016-s.

Por, në përgjigje të pyetjes, nëse ai kishte ndonjë “as nën mëngë” që e ruante për finalet, De Biazi do të shprehej se dera e Kombëtares ishte e hapur për të gjithë, duke “shigjetuar” futbollistin e ri të Interit, Rey Manajn, i cili duket e ka bezdisur teknikun e kuqezinjve.

“Unë pa tjetër që do të mund të ftoj lojtarë që e meritojnë dhe që do të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën të hapur për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip”, ka thënë italiani

“Ama, unë kurrësesi nuk mund të marr lojtarë, si ai futbollisti i Interit. Rei Manaj është nga ata lojtarë, që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë”

“Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë duhet të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, për të merituar një vend në Kombëtare.”, shtoi ai.

Ky ishte mesazhi i De Biazit, duke shpalosur kësisoj filozofinë e tij, qoftë për të riun Manaj, por edhe për futbollistë të tjerë, të cilët para se të inspirojnë të veshin fanellën kuqezi të Kombëtares, duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në skuadrat ku aktivizohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button