Sot pas perëndimit të diellit fillon viti i ri i Hixhretit 1437

Viti sipas Hixhretit zgjat rreth 354 ditë dhe përbëhet prej 12 muajsh. Njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor.

Sot pas perëndimit të diellit, apo pas faljes së namazit të akshamit, fillon viti i ri i Hixhretit 1437, raporton, Anadolu Agency (AA).

Siç konfirmon zëdhënësi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni Agron Vojnika, edhe këtë vit BFI-ja me anë të një akademie do të shënon ndërrimin e motmoteve sipas kalendarit Islam, ku do të performojë kori i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa këtë vit çmimi “Haxhi Vebi Dibra”, të cilin e ndan institucioni më i lartë fetar, këtë vit do ti takojë ambasadorit amerikan në Maqedoni, Jess Baily.

Me këtë rast BFI-ja uron të gjithë besimtarët, duke iu dëshiruar një vit të mbarë dhe të begatshëm.

Fjala arabe “Hixhret” nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed dhe pasuesëve të tij nga Meka në Medinë, në vitin 622 të kalendarit gregorian. Muslimanët e rajonit në mënyra të ndryshme e shënojnë ndërrimin e motmoteve sipas Hixhretit.

Nëpër xhamitë lexohet Kur’ani, dhe përgatiten programe të veçanta dhe ligjërata në lidhje me ngjarjen e hixhretit.

Shpërngulja e Profetit Muhamed a.s. dhe muslimanëve të parë nga Meka në Medinë- Hixhreti, është pikënisja e llogaritjes së kalendarit musliman, kurse kjo ngjarje historike për muslimanët nënkupton fillimin e epokës së tyre.

Viti sipas Hixhretit zgjat rreth 354 ditë, dhe përbëhet prej 12 muajsh. Njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor.

Lajme të ngjashme

Back to top button