LSDM: Diaspora do të votojë, por jo siç dëshiron Gruevski

LSDM, ka reaguar pas disa lajmeve të përhapura që LSDM është kundër votimit të diasporës, sipas nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevskit, Gruevski dhe mediumet që janë nën orkestrimin e tij, po dezinformojnë se LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, por kundër mënyrës se si dëshiron ta bëj atë Gruevski.

“Vazhdon shpërndarja e orkestruar e gënjeshtrave të paramenduara nga Nikolla Gruevski dhe mediumet nën kontrollin e tij. Shihet se ai nuk e kupton se mediumet duhet të jenë të lira nga direktivat e kabinetit të tij. Shpejtë do të kuptojë. Kush e di sa të ketë dëshirë që të tregojë se LSDM është kundër votimit të njerëzve tanë nga diaspora, ajo nuk është e vërtetë. Kontra-argument për këtë është se diaspora do të votojë. E drejta e votës së bashkëkombësve tanë ka qenë e rrezikuar nga Nikolla Gruevski, i cili do në mënyrë të lirë, dhe vetëm me disa qindra vota, me ambasada të hapura si shtabe të DPMNE-së, të fitojë deputetë. LSDM, nuk e kupton diasporën vetëm si mjet për fitim të votave. Ne punojmë për lidhje thelbësore të të shpërngulurve tanë me shtetin amë dhe atë do ta bëjmë menjëherë pas ndërrimit të pushtetit, do të formojmë Ministri për Diasporën”, thotë nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button