Rama u flet heronjve: Disa ngatërruan lojën me luftën, u sollën keq pas humbjes ndaj Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur skuadrën Kombëtare dhe ka folur rreth kritikave ndaj ekipit pas humbjes kundër Serbisë.

Në fjalimin prekës të mbajtur përpara futbollistëve, Rama jo vetëm që lavdëroi heronjtë kuqezi për arritjen e pamenduar nga shumëkush, por të ëndërruar nga kushdo, hodhi poshtë zërat që kritikuan kuqezinjtë pas humbjes me Serbinë dhe tha se, cilido të ishte rezultati me Armeninë, ai sërish do t’i kishte pritur futbollistët aktualë me të njëjtën ceremoni pritëse.

“Ju falënderoj me gjithë zemër dhe ju shpreh mirënjohjen për arritjen historike. Ju kurorëzuat me sukses vrapimin më të vështirë dhe emocionues drejt një ëndrre të pamundur, që deri dy vjet më parë askush nuk guxonte ta shihte, ndoshta përveç trajnerit, i cili pasi mori shtetësinë shqiptare mund të ketë pasur idenë që mund të ngjiste Shqipërinë në majën e finaleve të Evropianit”.

“Nuk ishin të paktë ata që u sollën keq pas humbjes me Serbinë, ju i dhuruat kombit atë që askush më parë nuk mund ta imagjinonte”.

“Ishit përballë një grupi të fortë, edhe më optimistët nuk do të guxonin të vinin bast për vendin e tretë dhe jo më të dytë”.

“Disa ngatërruan lojën me luftën, topin me armët me urrejtjen për fqinjët”.
“Kush nuk e ka veshur fanellën kuqezi nuk e kupton peshën e përgjegjësisë së madhe”.

“Për mua që e kam pasur privilegjin për rininë time është e lehtë që ta marr mend atë që përjetuat ju. Në tre ndeshjet e fundit para Armenisë keni pasur një barrë të madhe përgjegjësie”.

Lajme të ngjashme

Back to top button