Fillon riemërimi i rrugëve në Kërçovë, rihapen polemikat në Këshill

Këshilli i Komunës së Kërçovës me shumicë votash miratoi riemërimin e rrugës “Dushan Jonevski” në “Mevlana” që është një filozof i shquar turk dhe autor i “best seller” në Amerikë. 

Në të ardhmen komuna e Kërçovës do të formojë një grup punues për riemërimin e të gjitha rrugëve por çështja e riemërimit të kësaj rruge ishte një vendim “ad-hok” sepse kryetari Fatmir Dehari nuk dëshiron të jetë pengesë për premtimin që ka dhënë kryetari paraprak. – shtoi Rexhepi.

Koalicioni “Kërçovarët për Kërçovën” nuk e votoi këtë propozim sepse, sipas tyre, nuk është e nevojshme të ndërrohet emri i një rruge që e mban këtë emër për një kohë të gjatë. 
Ndërsa një pjesë e këshilltarve nga koalicionit “Kërçovarët për Kërçovën” ato të LSDM-së dhe PLD-së e lëshuan mbledhjen që në fillim mbledhjen në shenjë proteste për solidarizimin me kolegun e tyre nga Shkupi Miroslav Shipovoq.

Lajme të ngjashme

Back to top button