LR-PDSH: Shqiptarët, pre e manipulimeve dhe diskriminimit të radhës në MPB!

LR-PDSH, ka reaguar për lajmin se janë zhgraduar shqiptarët që punojnë në MPB, që më pas e mohoi një gjë të tillë zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zemri Qamili.

“Nga  përfaqësues  zyrtar  të  subjekteve politike që participojnë  në  pushtet, konkretisht  zv. Ministri i punëve të brendshme, këto ditë  Zemri  Qamili në mes tjerash theksoi  se,  kanë bërë avancime në punësime në drejtim  të rritjes së numrit të të punësuarve dhe  kuadrove shqiptare  në këtë dikaster,  ku në mes  tjerash nga komentet zyrtare po veçojmë;

“Në Shkup  -15,  Kërçovë- 3 ,  Kumanovë- 2,  Manastir-  2, Tetovë- 3,  Ohër -1,   Makedonski  Brod-1 ; Duke vijuar më tej , 70% e kuadrit shqiptar, në 3 sektorë të drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim kuadrot shqiptare  kanë ngritje  për një ose dy shkallë, gjithnjë sipas zv. ministrit  Qamili”, thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Nga atje theksojnë se Zemri Qamili nuk mbanë llogari për përfaqësimin e shqiptarëve në përqindje, ku sipas konkursit të fundit nga 550 polic janë punësuar vetëm 46 shqiptar.

“Nga konkursi i fundit, në po të njëjtën ministri,  vijojnë  më tej punësimin e  550 policëve  në shërbimet policore ku shqiptarët përfaqësohen me vetëm 46  të punësuar apo 10% nga numri i përgjithshëm.  Është indikative se nga ndërkombëtarët aludohet që të  anulojnë  konkursin. Në një komunë  siç  është  Tetova ku proporcionet e popullatës shqiptare  dhe maqedonase  janë në proporcion, 95  me 5% , kjo ministri  lejon që shqiptarët  të përfaqësohen vetëm me 30 % në raport me maqedonasit të cilët mbulojnë pjesën tjetër të të punësuarve gjer më  70%. Sado që pretendohet se shifrat e lartpërmendura nga subjektet politike që ”qeverisin” bëjnë ndryshime në drejtim të punësimit të shqiptarëve, ata as për së afërmi nuk mund ti afrohen  25 %-shit  në nivel ministrie.  Aq më tepër kur edhe me konkursin e fundit në Tetovë  janë punësuar  vetëm   25 kuadro  të  rinj nga të cilët asnjë të nacionaliteti shqiptar”, thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button