Ushtarët ndërpresin grevën, iu premtohen ndryshime ligjore

Ushtarët profesionist pas 9 ditësh e ndërprenë grevën e urisë, ndërsa do të vazhdojnë të qëndrojnë në tendat e tyre të vendosura përpara Kuvendit derisa nuk iu plotësohen kërkesat për punësim në ARM. Vendimin për ndërprerjen e grevës ushtarët profesionist e morën pas premtimit të kryetares së partisë Ripërtëritja Demokratike Liljana Popovska se nismën për ndryshime në Ligjin për shërbim në ARM do ta paraqesë në Kuvend, njofton Alsat M.

Plotësimi i Ligjit për Shërbim në Armatën e Maqedonisë parasheh që të gjithë ushtarët profesionist, të cilët i plotësojnë kushtet, të mbeten në shërbim, përkatësisht të marrin vendime pune.

Lajme të ngjashme

Back to top button