SHGM kërkon Hovit të intervenojë për tërheqjen e ligjit për mediume

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot takuan raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduan për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirinë e medias, si parakusht vendimtar për përparimin e Maqedonisë në procesin e integrimit në BE.

Përfaqësuesit e SHGM informuan raportuesin Hovit për ndodhitë e fundit në sferën e mediave dhe shprehën shqetësimin e tyre për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili javën e kaluar u dënua me katër e gjysmë vite burgim për një tekst të botuar në vitin 2008. Në takim u konstatua se rasti i Kezharovskit ndikon negativisht ndaj lirisë së shprehjes dhe rëndon përpjekjet e raportuesit Hovit për t’i bindur anëtarët e BE-së se Maqedonia është e përgatitur t’i nisë bisedimet për anëtarësim.

Përfaqësuesit e SHGM në takim theksuan se zgjidhje e përkohshme më ë mirë për Kezharovskin është që t’i jepet mundësia të mbrohet në liri deri sa nuk përfundon procedura gjyqësore. Prokurori publik në çdo kohë mund të kërkojë shfuqizimin e masës së arrestit ose zëvendësimin e saj me ndonjë masë më të butë, me të cilën do të sigurohet prania e Kezharovskit gjatë procesit gjyqësorë. Përveç kësaj avokati i gazetarit ka ankimuar masën e arrestit para Gjykatës së apelit. Prokuroria çdoherë duhet të marrë parasysh praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut kur kërkon shqiptimin e masës së arrestit, siç ishte theksuar në raportin e Komisionit evropian për vitin 2013: Nevojiten përpjekje shtesë  dhe të sigurohet se të gjitha urdhërat për arrest para gjykimit dhe vazhdimi i masës së arrestit janë në pajtim me nenin 5 të KEDNJ dhe praktikës së Gjkykatës evropiane”.

Në takim u bisedua edhe për ligjet e mediave që janë në lexim të fundit në Kuvend, për të cilët Komisioni evropian vlerëson se dallimet thelbësore mes qeverisë dhe gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Përfaqësuesit e SHGM vlerësojnë se zgjidhje më e mirë është që qeveria t’i  tërheq ligjet, për të inkorporuar vërejtjet e Komisionit evropian, siç janë shqetësimi për pavarësinë e trupit rregullator, servisit publik, reklamave të qeverisë dhe vetë-censurës në media.

Lajme të ngjashme

Back to top button