Mungesë e librave shkollor në Gostivar

Nga fillimi i vitit shkollor në shkollat e mesme dhe fillore të Gostivarit është evidentuar mungesë e 2500 librave shkollorë.

Numër më i madh i librave shkollorë mungojnë në gjimnazin e Gostivarit, më shumë se 1000 libra shkollorë.

Drejtorët e shkollave kanë informuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës por ende nuk është tejkaluar ky problem.

Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se së shpejti librat do të distribuohen nëpër shkolla.

Lajme të ngjashme

Back to top button