Mësohet data e shortit për Kampionatin Evropian

Shorti për fazën e grupeve te Kampionatit Europian do të hidhet më 12 dhjetor. Shorti për kampionatin evropian do të hidhet më 12 dhjetor nga ora 18:00 në Paris. Ekipet e kualifikuara do të ndahen në katër vazo.
Në vazon e parë është kampioni i Evropës, Spanja, së bashku me katër kombëtare të tjera, kurse në vazot e 2,3 dhe 4 janë të përfshira gjashtë ekipe. Ekipet do të tërhiqen në gjashtë grupe (A-F), me nga katër ekipe.
Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohet nga 10-22 qershor 2016. Kurse finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button