Historike, Shqipëria kualifikohet në europianin “France 2016″

Me një fitore të thellë 0-3 kundër Armenise, Shqiperia kualifikohet per ne kampionatin europian “France 2016″, duke përmbushur ëndrrën e shumëpritur të shqiptarëve.

Që nga minuta e parë kombëtarja jonë ishe superiore. Ishte mbrojtësi armen, Hovhannisyan si cili shënoi një autogol ndërsa pak minuta më vonë Berat Gjimshiti dyfishoi rezultatin.

Përpjekjet e skuadrës shqiptare nën udhëheqjen e italianit Gannie de Biasi nuk kishin të ndalur pavarësisht avancimit në rezultat.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-2 në favor të Kombëtares shqiptare.

Me fillimin e pjesës së dytë kombëtarja jonë ishte përsëri e jashtëzakonshme ku filloi edhe më fuqishëm dhe provoi qysh në sekondat e parë të kësaj pjesë, por rezultati nuk ndryshua.

Fitoren e kombëtares e vulosi Armando Sadiku i cili befasoi portierin e Armenisë në minutën e 76-të të ndeshjes kështu duke dërguar Shqipërinë në Francë 2016.

Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të tubuara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button