De Biasi fshehë formacionin, as lojtarët nuk e dinë kush luan

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është përkujdesur që ta mbajë sa më sekret formacionin e sotëm ndaj Armensië.

Mësohet se De Biasi ka hezituar t’u tregojë edhe lojtarëve të vet se kush do të luajë.

Raportohet se vetëm De Biasi e di se kush do të luajë dhe as asitentët e tij nuk janë në dijeni për formacionin.

De Biasi ka frikë që formacioni i tij do të zbulohet dhe se armenët mund t’i bëjnë problem, pasi është i bindur se me formacionin e tij të ri mund t’a sigurojë fitoren në Armeni.

Lajme të ngjashme

Back to top button