Profesionet stresuese: Si të ballafaqohemi? (VIDEO)

Lodhja e madhe dhe ngarkesa në punë shpesh herë na bëjnë që në fund të ditës të themi se sa punë stresuese kryejmë. Mbase me të drejtë, sepse nuk ka punë pa ndonjë stres!

Në mes gjithë profesioneve të larmishme që ekzistojnë, prap theksohen ato që janë më stresuese. Zjarrfikësi Uka Aliti thotë për TV Art se puna e tij është stresuese për shkak të përgjegjësisë dhe kohës.

Por nga ana tjetër, shpeshherë edhe gazetaria përmendet si profesion stresues nga fakti që duke qenë gjithmonë në kërkim të informacioneve dhe lajmeve ballafaqohemi me strese të shumta.

Po nga ana tjetër të organizosh një aheng familjar, apo një dasmë s`do të thotë se nuk ballafaqohesh me stresin. Janë punë detajesh dhe shijes që shpeshherë të vënë në siklet.

Në jetë punojmë ose me profesionin ose me hobin, mirëpo mjafton që në punën që e kryejmë ta gjejmë veten,të kalojmë mirë dhe sado stres që të kemi ,të njëjtën ta përballojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button