Vuçiq viziton Rusinë në fund të tetorit

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, njoftoi se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në fund të tetorit do të vizitojë Rusinë.  Ai tha se kjo vizitë do të jetë një hap përpara në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Daçiç poashtu ka njoftuar se më 26 tetor në Moskë do të mbahet një takim në mes të palës serbe dhe asaj ruse, ku Ivica Daçiq do të takohet me zëvendëskryeministrin rus Dmitry Rogozin.

“Do të jetë një takim i llojit përgatitor. Ne do të bëjmë gati çdo gjë dhe të gjitha dokumentet lidhur me atë që pritet të nënshkruhet gjatë vizitës së Kryeministrit në Moskë”, ka thënë Daçiq , duke shtuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë ashtu si gjithmonë  janë shumë të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button