Ky është formacioni i Shqipërisë kundër Armenisë

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur formacioni e Kombëtares që do të luaj sonte ndeshjen e rëndësishme dhe vendimtare kundër Armenisë në ora 18:00.

Ai në këtë ndeshje ka bërë shumë ndryshime për dallim nga ndeshja me Serbinë, pasi në formacionin bazë do të jenë 5 lojtarë që nuk luajtën në ndeshjen e fundit, shkruan faqja e “Procesit Sportiv”, në rrjetin social Facebook.
De Biasi do të përqendrohet më shumë në sulëm, pasi nuk ka se çka të humbas. Prandaj ai ka vendosur të startoj me tre sulmues, ku në krye është Cikalleshi, bashkë me Roshin dhe Gashin, të cilët nuk u paraqitën kundër Serbisë.
Kombëtares Shqiptare i nevojitet fitore për të siguruar biletën për në Francë, kurse humbja dhe barazimi e dërgojnë skuadrën në barazh.

Formacioni: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Lenjani, Kaçe, Basha, Xhaka, Roshi, Gashi, Cikalleshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button