Forca Shqipëri, me shpirt e më zemër në Armeni

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të kërkojë realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2016 që mbahet në Francë, në udhëtimin në Armeni.

Kuqezinjtë sot duke filluar nga ora 18:00, do të përballën me kombëtaren e Armenisë, në një ndeshje ku fitorja është opsioni i vetëm.

Pas shtatë ndeshjeve në grupin I, Shqipëria zë vendin e tretë më 11 pikë, një më pak se Danimarka që ka 12 pikë dhe golaverazh më të mirë se kuqezinjtë.

Në këtë situatë, rruga e vetme drejt Francës për Shqipërinë, është fitorja në Armeni.

Lajme të ngjashme

Back to top button