FIFA shpall listën për “Topin e Artë” dhe “Trajnerin e Vitit”, ja favoritët

FIFA ka shpallur sot listën me 23 emrat që do luftojnë për titullin më prestigjoz individual në botë. Lista do të ngushtohet në 3 lojtarë kryesorë në fillim të dhjetorit, ndërkohë që ceremonia do të zhvillohet në 14 janar.

Në listën e publikuar dominojnë ashtu sic pritej lojtarët e Bayern me 6 kandidatura, ndërsa nën-kampionët e Europes Borussia Dortmund përfaqësohen me vetëm një lojtar, Robert Lewandoski. Për tu veçuar që këtë vit të gjitha kandidaturat vijnë nga kampionatet Europiane. 3 kandidaturat kryesore që pritet të luftojnë ne 14 janar jane Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ja lista e plotë (sipas rendit alfabetik)

Gareth Bale (Uells), Edinson Cavani (Uruguaj), Radamel Falcao (Kolumbi), Eden Hazard (Belgjike), Zlatan Ibrahimovi? (Suedi), Andrés Iniesta (Spanjë), Philipp Lahm (Gjermani), Robert Lewandowski (Poloni), Lionel Messi (Argjentinë), Thomas Müller (Gjermani), Manuel Neuer (Gjermani), Neymar (Brazil), Mesut Özil (Gjermani), Andrea Pirlo (Itali), Franck Ribéry (Francë), Arjen Robben (Hollandë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Bastian Schweinsteiger (Gjermani), Luis Suárez (Uruguaj), Thiago Silva (Brazil), Yaya Touré (Bregu i Fildishtë), Robin Van Persie (Hollandë), Xavi (Spanjë).

Gjithashtu është shpallur dhe lista e 10 trajnerëve kandidatë për të fituar cmimin e ‘Trajnerit te Vitit’. Edhe këtë listë pritet ta dominojë Bayern me kandidatin kryesor ish-trajnerin Jupp Heynckes që fitoi tripieten sezonin e shkuar.

Ja lista e plotë (sipas rendit alfabetik)

Carlo Ancelotti (Itali/PSG FC/Real Madrid CF), Rafael Benítez (Spanjë/Chelsea FC/SSC Napoli), Antonio Conte (Itali/Juventus), Vicente Del Bosque (Spanjë/kombëtarja Spanjolle), Sir Alex Ferguson (Skoci/Manchester United FC), Jupp Heynckes (Gjermani/FC Bayern München), Jürgen Klopp (Gjermani/Borussia Dortmund), José Mourinho (Portugali/Real Madrid CF/Chelsea FC), Luiz Felipe Scolari (Brazil/kombëtarja Braziliane), Arsène Wenger (Francë/Arsenal FC).

Lajme të ngjashme

Back to top button