Tetovë-Dy motra dhe gjyshja e tyre lëndohen në aksident trafiku

Një vajzë dy vjeçare po lufton për jetë në Klinikat e Shkupit, pasi që në mëngjes është lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bervenicë të Tetovës.

Motra e sajë e cila është një vit më e madhe dhe gjyshja e tyre kanë pësuar lëndime të lehta. Ato janë mbajtur në Qendrën Urgjente në Tetovë. Vajza dyvjeçare thonë se ka lëndime serioze në kokë.

Nga policia thonë se të lënduarit janë përplasur nga vetura e tipit “Lada” më targa të Tetovës, nga vozitësi S.S 58 vjeçare nga Bervenica.

Lajme të ngjashme

Back to top button