Sadiku, Gashi e Shala premtojnë fitore për tifozët

Megjithë zhgënjimin për humbjen e 8 Tetorit, lojtari i 12-të i Kombëtares shfaqi mbështetjen maksimale për ekipin, në atë që cilësohet udhëkryqi i edicionit.

Përfaqësuesit e grupimit Tifozat Kuq e Zi takuan futbollistët shqiptarë. Këshilla dhe motivim përpara sfidës me Armeninë. Por, edhe premtime të marra nga futbollistët.

Shkëlzen Gashi: Skemi për të humbur, por do të fitojmë që të kënaqim të gjithë Shqipërinë. Ka ardhur koha që Kombëtarja jonë të kualifikohet.

Optimist edhe sulmuesi Armando Sadiku. Pas takimit miqësor me mbështetësit e Kombëtares dhe fotografisë në grup, lojtari i Zyrihut në Superligën zvicerane garantoi tifozët për marrjen e tri pikëve.

Armando Sadiku: Premtojmë që do të kthehemi me tri pikët. Shkojmë të qetë në Armeni, me besimin se do të kthehemi fitimtarë. Edhe mesfushori Herolind Shala beson të arritja historike e Shqipërisë.

Herolind Shala: Ekipi ndihet shumë mirë dhe kemi besim se do ti marrim këto tre pikë që do të na kualifikojnë në Europian. Kemi besim te fitorja.

Nga ana e tyre, nëpërmjet një prej përfaqësuesve të grupimit, Tifozat Kuq e Zi dhanë një mesazh të shkurtër, por të qartë për Kombëtaren.

Fitim Xharra: Luftën e humbëm, por të dielën do të fitojmë betejën.

Lajme të ngjashme

Back to top button