Flori Mumajesi: Serbët nuk fituan vetëm ndeshjen…

Edhe këngëtari Flori Mumajesi duket i revoltuar nga humbja e ndeshjes me Serbinë dhe arrestimi i Ballist Morinës.

“Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?!

Këta jemi ne?!

Nuk jam ndjerë kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë që u ngrit ai flamur në mes të Beogradit…

Sot kur e shikoj në lajme, Ismail Morinën më bëhet akoma edhe më e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos heshtë për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcenuar në shqiptari për jetën e tij. Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u vetmbrojtur. Mbase edhe unë do të bëja të njejtën gjë, cilido nga ne mbase do ta bënte, por sot të pakten kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirinë e tij. Mjafton vetëm të mos heshtim! Ne jemi të lirë ndërsa ai jo! Këtë herë mundemi ta mbrojmë atë duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jonë në mbështetje të tij sepse nganjëherë populli është gjygjtari i vërtetë.

Ismail Morina ”BALLISTI” nuk është kriminel.

Personalisht kur e pash në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzen e kuqe me shqiponjë, ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari të cilido nga ne, të çdo shqiptari,” shkruan ai në FB.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button