Vazhdon greva e urisë e ushtarëve profesionist

Ushtarët profesionistë kanNë ditën e shtatë, ë hyrë në grevë urie që përpara Kuvendit të Maqededonisë. Ata kërkojnë zbatimin e Ligjit për shërbim në ARM njësoj për të gjithë ushtarët, në të kundërtën nuk do të heqin dorë nga grev.

“Në grevë urie jemi tani 7 ditë. Kërkesat tona janë të qarta dhe vendimtare. Kërkojmë nga Kuvendi që të pranojë kërkesën tonë të cilën e dorëzuam me 5 tetor, ta pranojnë edhe partitë politike, pas kësaj nuk qëndron asnjë subjekt politik, por vetëm punësimi dhe ekzistenca jonë. Gjithashtu lusim Qeverinë dhe Nikolla Gruevskin të zgjidh problemin. Këtu do të qëndrojmë derisa çështja jonë të zgjidhet”, u shpreh për Alsat M, Marianço Lubanski, ushtar profesionist.

Rreth 100 ushtarë kanë mbetur pa punë. Më herët ushtarët ata protestuan duke i drejtuar edhe një letër ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski, por kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button