Maqedonia mes 10-të ekonomive me përmirësime më të mëdha për biznes

Në raportin e ri të Bankës Botërore dhe IFC, Republika e Maqedonisë për të katërtën herë është mes dhjetë ekonomive në botë, ku më së tepërmi është përmirësuar mjedisi afarist dhe rregullator në periudhën nga qershori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti, duke zbatuar gjashtë reforma rregullatore, të cilat e kanë lehtësuar bërjen e biznesit të sipërmarrësve lokalë.

Zyra e Bankës Botërore në Shkup, kumtoi se Republika e Maqedonisë e ka lehtësuar marrjen e energjisë elektrike përmes zvogëlimit të kohës të nevojshme për marrje të lidhjes së re dhe përmes vërtetimit të kompensimit fiks për kyçje për kilovat për lidhje që kërkojnë fuqi deri në 400 kW. Gjithashtu e ka përforcuar sistemin e saj për transkasioni të sigurta përmes sigurimit të fleksibilitetit më të madh të përshkrimit të mjeteve në marrëveshje për garanci dhe llojeve të borxheve dhe detyrimeve që mund të sigurohen. Mbrojtja e investitorëve është përforcuar përmes mundësimit të aksionarëve që të kërkojnë prishje të transaksioneve jo korrekte mes subjekteve të ndërlidhura dhe emërim i revizorit që t’i hetojë parregullsitë në punësimin e kompanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button