I burgosuri i sulmuar nga një dem, të drejtën e ka fituar në Strasburg

Gjorgji Gjorgjiev, fermeri nga Durfulija, të drejtën e ka kërkuar dhe e ka fituar, por në Strasburg. Përderisa i ka mbajtur gjashtë muaj burg në Shtip e ka sulmuar një dem. Rasti ka ndodhur në fermën e burgut ku vet ka kërkuar që të jetë gjahtar. Edhe pse ai ka paralajmëruar se demi i cili nuk është i tredhur është i rrezikshëm. Burgu ka heshtur për rastin, Prokuroria ka ngritur procedurë, ndërkaq Gjorgjiev e ka humbur rastin me shtetin.

Por, Gjyqi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka gjykuar rastin në dobi të qytetarit.

“Organet kompetente, patjetër seriozisht të qëndrojnë dhe t’i vërtetojnë faktet, të thirren në përgjegjësi fajtorët dhe t’u sigurohet kompensim adekuat viktimave. Nuk duhet të mbështeten në përfundime të zbrazëta dhe të pa baza me qëllim që t’i mbyllin hetimet ose të njëjtat të shfrytëzohen si bazë për vendimet e tyre”, thuhet në verdiktin e Gjykatës së Strasburgut.

Me këtë rast, Gjorgjiev ka fituar 5 mijë euro dëm material, për shkak të padrejtësisë të cilin ia ka bërë shteti. Por, burgjet deri më tani mbesin ndër institucionet më të kritikuara ku sundon jo humaniteti dhe korrupsioni, njofton Telma.

Lajme të ngjashme

Back to top button