Shpërthim i fuqishëm në Ankara, të paktën 10 të vdekur

Në shpërthimin e fuqishëm pranë stacionit të trenit në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, më shumë se 10 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në terren, në zonën ku ndodhet stacioni i trenit të kryeqytetit, rreth orës 10:00 sipas orës lokale ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Në vendin e shpërthimit ku ka të vrarë dhe të plagosur janë dërguar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësorë.

Ndërkohë disa qytetarë në momente paniku kanë sulmuar ambulancat dhe forcat e policisë që gjendeshin aty, ndërsa disa persona janë parë të qellojnë në ajër. Ekipet e ekspertëve anti-bombë janë në vend ngjarje për të kryer hetimet përkatëse.

Sipas dëshmitarëve okularë në afërsi të stacionit të trenit kanë ndodhur dy shpërthime të njëpasnjëshme, ndërkohë dyshohet për një sulm kamikaz.

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë menjëherë pas shëprthimit ambulancat dhe ekipet mjekësore kanë qenë në vend ngjarje, ndërkohë thekoshet se vazhdon dërgimi i ambulancave në vend ngjarje.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme, në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button