Maqedoni, reshjet e shiut në dëm të kulturave bujqësore

Reshjet e shiut që e kanë përfshirë Maqedoninë nuk u shkojnë në dobi kulturave bujqësore, ndërsa nuk janë të dëshiruara edhe për disa gjëra të prodhimtarisë bujqësore, të cilat janë aktuale për momentin dhe do të bëhet bllokimi i prodhimtarisë në periudhën e përgatitjeve intensive për mbjelljen vijuese të vjeshtës, vlerësojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeolorgjike (DPHM).

“Reshjet do të shkaktojnë probleme serioze tek vjelja e llojeve të rrushit për ngrënie dhe ëmbëlsira, llojeve të pemëve për ngrënie, vjeljet e kulturave kopshtare në të hapur, pastaj mbjellja e vjeshtës e cila nuk mundet normalisht të fillojë, bëjnë probleme gjatë korrjes së orizit, korrjes së misrit dhe lulediellit, i cili mbeti në fusha pikërisht për shkak të reshjeve nga fundi i muajit të kaluar”, thonë nga DPHM, njofton Koha.

Lajme të ngjashme

Back to top button