Këto janë përballjet e mundshme nëse kombëtarja shqiptare shkon në play-off (Foto)

Ëndrra vazhdon për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Portugalisë dhe Serbisë për kombëtaren kuqezi në lojë është më shumë se kurrë kualifikimi direkt në europian pasi një fitore ndaj Armenisë të Dielën në Yerevan do të na çonte në Francë.

Gjithsesi edhe pse askush nuk dëshiron të çojë nëpër mend përfundimin e grupit në vendin e tretë , historia në futboll mëson se llogarite janë gjithmonë të detyrueshme dhe ato duhen bërë edhe në rastin se Shqipërisë do ti duhej ta kërkonte kualifikimin nëpërmjet play-offit.

Me disfatën ndaj Serbisë në Elbasan Arena dhe me triumfin e Hungarisë ndaj Ishujve Faroe, Shqipëria humbi edhe matematikisht mundësinë për të qenë skuadra e tretë më e mirë e të gjitha grupeve, kështu që nëse kuqezinjtë nuk fitojnë në Armeni nuk do tu mbetet gjë tjetër veçse të mbledhin forcat dhe ta kërkojnë kualifikimin në Francë nëpërmjet play-offit.

Por cilët mund të jenë kundërshtarët e mundshën të Shqiperise ne nje rast te tille? Mbetet ende për tu zgjidhur se cila do të jetë skuadra e tretë më e mirë e të gjitha grupeve mes Hungarisë dhe Ukrainës, për ne më mirë do të ishte që këtë pozicion ta siguronte përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Formenko, pasi Ukraina konsiderohet nga të gjithë një kombëtare më fortë se Hungaria dhe është mirë të evitohet në një play-off eventual ku do të marrin pjesë 8 ekipe të cilat do të ndahen në dy vazo, në njërën anë do të qëndrojnë 4 kombëtaret që pozicionohen më lart në renditjen e fundit të azhornuar nga Fifa përpara hedhjes së shortit, ndërsa në vazon tjetër 4 skuadrat që renditen më poshtë.

Kështu që përderisa sesi do të jetë kjo renditje në momentin e shortit nuk dihet ende, aktualisht të gjitha skuadrat që pozicionohen në vendin e 3-të të grupeve të tyre respektive janë kundërshtarë të mundshëm për Shqipërinë në play-off. Nga grupi A, formacioni i drejtuar nga Gianni De Biasi mund të kapë një mes Turqisë dhe Holandës që do të luftojnë mes tyre deri në sfidën e fundit për vendin e tretë.

Në grupin B për momentin favorit për tu pozicionuar i treti është Izraeli por shanse ka edhe Bosnja një përfaqësuese që ka lojtarë me emër në skuadër dhe duhet evituar. Duke lënë mënjanë Ukrainën që mund të kualifikohet edhe si e treta më e mirë vëmendja shkon te grupi D, ku se cila kombëtare do të renditet e treta do të mësohet në ndeshjen e fundit mes Polonisë dhe Republikës së Irlandës.

Nga grupi E një kundërshtar për play-offin mund të jetë Sllovenia. Anashkalojmë edhe Hungarinë që për momentin është skuadra e tretë më e mirë dhe kualifikohet direkt, për tu zhvendosur te grupi G aty ku lufta është e gjitha mes Suedisë dhe Malit të Zi, pa përjashtuar edhe Rusinë. Megjithatë kundërshtari që duhet evituar me çdo kusht në play-off mund të vijë nga grupi H, me Kroacinë që me shumë gjasa do të pozicionohet e treta. Duke parë gjithë këto emra me potencial të futbollit europian për Shqipërinë, ndeshja ndaj Armenisë ka vlerë jetike, ndaj dhe kombëtarja kuqezi duhet të japë gjithçka për të marrë një fitore në Yerevan që do të bënte automatikisht realitet ëndrrën për të luajtur në një kampionat europian, njofton Gazetablic.

Grupi i Shqipërisë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button