Pas humbjes me Serbinë, Rama i ka bërë telefonatë urimi Vuçiqit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë telefonatën e urimit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas mediave serbe, kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë një mesazh urimi homologut Vuçiq.

Vetë kreu i qeverisë serbe që zgjodhi të mos jetë në “Elbasan Arena” ka thënë se ka shkëmbyer mesazh urimi me Ramën, i cili e kishte ftuar të ishte në stadium.

Kryeministri serb ka vlerësuar faktin se nuk ka pasur asnjë incident gjatë ndeshjes, ndërsa gjatë një takimi sot me përfaqësuesen e Serbisë, Vuçiq ka përgëzuar lojtarët, që siç tha ai, luajtën futbollin e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button