Samsung të prezantojë edhe Galaxy S4 Active Mini

Me sa duket, Samsung do të lëshojë edhe një version të ri dhe minimal të telefonit të saj Galaxy S4 Active, të cilin thuhet se kompania jug-koreane do ta quajë Samsung Galaxy S4 Active Mini.

Një model i ri i telefonit të Samsung me numër GT-I8580 është shfaqur në krahasimet e GFXBench, mirëpo ky model i koduar thuhet se do të jetë Samsung Galaxy S4 Active Mini.

Galaxy S4 Active Mini besohet se do të përfshijë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.65 inç, ndërsa versioni origjinal i pajisjes vjen me ekran prej 5 inç në formatin HD display, por versioni minimal i telefonit të ri të Samsung do të ketë 800 x 480 piksel.

Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy S4 Active Mini përfshijnë edhe procesorin dual core processor me 1.2GHz, plus 1GB RAM dhe Adreno 3.5 GPU.

Samsung Galaxy S4 Active Mini gjithashtu do të përmbajë edhe dy kamera – atë të përparmen me 0.3 mega-piksel për video komunikim, dhe të pasmen me 5 mega-piksel për foto dhe video.

Samsung Galaxy S4 Active përmbush edhe standardet e IP67 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit, ndërsa telefoni mund të qëndrojë në ujë deri në 30 minuta. / Telegrafi /

Lajme të ngjashme

Back to top button