Formula 1 do të vazhdoje në Rusi

Kampionati Botëror i Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 15-të e cila do të mbahet në Rusi, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Raundi i klasifikimeve do të mbahet nesër në pistën “Soçi Autodrom” të Rusisë e gjatë 5,848 metra ku do të zhvillohen 53 raunde, ndërsa gara do të zhvillohet më 11 tetor të dielën.

Në 14 fazat e para të këtij sezoni, piloti i Mercedes-it nga Britania e Madhe Lewis Hamilton, arriti 8 fitore në garat e zhvilluara në Australi, Kinë, Bahrejn, Kanada, Britani e Madhe, Belgjikë, Itali dhe Japoni. Në garat tjera piloti gjerman i Ferrari-t Sebastian Vettel në Malajzi, Hungari dhe Singapor ndërsa piloti tjetër i Mercedes-it gjermani Nico Rosberg në Spanjë, Monako dhe Austri fituan nga 3 gara.

– Pilotët dhe klasifikimi i ekipeve

Para Grand Prix-it të Rusisë 5 vendet e para të pilotëve dhe klasifikimeve të ekipeve renditet kështu:

– Klasifikimi i pilotëve:

1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 277 poena

2. Nico Rosberg (Gjermani): 229

3. Sebastian Vettel (Gjermani): 218

4. Kimi Raikkonen (Finlanda): 119

5. Valtteri Bottas (Finlanda): 111

– Klasifikimi i ekipeve:

1. Mercedes: 506

2. Ferrari: 337

3. Williams: 208

4. Red Bull: 139

5. Force India: 77

Lajme të ngjashme

Back to top button