Fitojnë në Shqipëri, Vuçiq ia bën një premtim të madh kombëtares serbe

Kombëtarja serbe mund të bëhet me stadium kombëtar. Është kryeministri Aleksandar Vuçiq, që ka deklaruar se qeveria që drejton ai, do të ndaj 150 milionë euro, për ndërtimin e një stadiumi kombëtar, nëse ekziston kjo dëshirë.

“Nuk e di nëse mund të rinovohet stadium i Crvena Zvezdës apo i Partizanit, por për këtë do të kishte edhe konfrontim. Kështu që vendosni ju a dëshironi të keni një stadium tjetër kombëtar”, ka thënë Vuçiq gjatë takimit me kombëtaren serbe.

Ky premtim vjen pas fitores së Serbisë në Shqipëri, me rezultat 0:2./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button