Gjesti i tre gishtave, Besiktas do ta ndëshkojë futbollistin serb? (Video)

Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

Ky simbol është përdorur kundër shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Por nëse mbrëmjen e së enjtes, ai kaloi pa u vënë re nga shumica e tifozëve në Shqipëri, mediat turke sot janë të revoltuara. Kjo pasi vetë Zoran Tosic luan me skuadrën turke të Besiktasit.

Fansat e kësaj skuadre kanë qenë shumë të revoltuar, madje kanë kërkuar edhe pezullimin e lojtarit nga skuadra.

Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2-0 kundër Kombëtares serbe në kuadër të xhiros së parafundit për kualifikimet e Evropianit “France 2014″.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button