Për 20% më shumë pasagjerë në aeroportet e Maqedonisë

Në aeroportet “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, në nëntë muajt e parë kanë udhëtuar 1.183.728 pasagjerë, që është rritje për 20% në krahasim me periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Nga janari deri në shtator të këtij viti në të dy aeroportet janë realizuar 11.695 fluturime, me këtë rast rritja në nivel vjetor është 10%, informon sot nga “TAV Maqedoni”, kompania e cila operon me aeroportet e Maqedonisë.

Kërstevski informon  se janë në rrjedhë negociatat me operatorin turistik më të madh në Evropë “Tomas Kuk” për çarter fluturime  nga vera e ardhshme në Ohër. Mundësia për inkuadrim të Kroacisë në zonën e Shengenit vitin e ardhshëm, sipas Kërstevskit, lë hapësirë për fluks më të madh të turistëve në shtetet ballkanike.

Nga TAV Maqedoni thonë se presin trendi i rritjes së komunikacionit në aeroportet në Shkup dhe Ohër të vazhdojë edhe më tutje, si rezultat i tetë linjave të reja të cilat u sollën  këtë vit, përkatësisht gjashtë nga Shkupi për në Gjenevë, Fridrihshafen, Oslo, Barcelonë, Hamburg dhe Ninberg, dhe dy nga Ohri për në Londër dhe për në Bazel.

Sipas të dhënave të TAV Maqedoni, destinacioni më frekuent nga “Aleksandri i Madh” edhe më tutje është Stambolli me 14,4%  pjesë të tregut në komunikacionin e tërësishëm, pas së cilës vijojnë  Cyrihu, Vjena, Malme, Bazel dhe Londër. Nga janari deri në shtator të këtij viti  numër më të madh të pasagjerëve ka transportuar “Vizz Air” e cila ka 49 % pjesëmarrje në treg, pas së cilës vijojnë “Turkish erlajns”, “Austria erlajns”, “Pegasus erlajns” “Er Serbia” dhe “Edeluejd”.

Lajme të ngjashme

Back to top button