Konsultimi i parë publik “Digjitalizimi në radiodifuzion: arritjet, sfidat dhe perspektivat”

Më 13.10.2015 (e martë), në hotelin Holiday Inn në Shkup, me fillim në orën 11:30, do të mbahet konsultimi i parë publik “Digjitalizimi në radiodifuzion: arritjet, sfidat dhe perspektivat”. Ky konsultim publik është pjesë e projektit “Mapimi i digjitalizimit në radiodifuzion në RM”, që realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, i cili ka për qëllim të përcaktohen efektet, pasojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të gjithë faktorët e sferës mediatike në Maqedoni pas përfundimit të projektit të digjitalizimit në vend.

Është paraparë që projekti të përfundojë me një dokument përfundimtar ku do të integrohen të gjitha njohuritë nga hulumtimi dhe nga e gjithë puna e projektit, si dhe me rekomandime për atë se në çfarë drejtimi duhet të avancohet digjitalizimi në radiodifuzion në të ardhmen. Dokumenti përfundimtar do të jetë në dispozicion si botim i shtypur e po ashtu edhe në internet, ndërsa do të shpërndahet deri te të gjitha institucionet relevante të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button