“Armiku i popullit”, në Skien të Norvegjisë

Informohen të gjithë artdashësit se Teatri i një aktori me shfaqjen “Armiku i popullit” –  Henrik Ibsen në regji të Dino Mustafiq, do të prezantohet në konferencën me temë “Armiku publik” që do të mbahet në Skien, Norvegji, në vendlindjen e Ibsenit.

Shfaqja do të luhet 2 herë me datë 15 tetor dhe atë një herë për pjesëmarrësit në konferencë dhe herën e dytë do të jetë e hapur për publikë. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga bota e teatrit të 22 shteteve prej nga edhe ka pasur aplikime për tu prezantuar me shfaqjet e tyre, por në mesin e të gjitha aplikimeve, është përzgjedhur vetëm kjo shfaqje.

Përndryshe “Armiku i popullit” është punuar për ta shënuar 40 vjetorin e punës profesionale në teatër të aktorit Bajrush Mjaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button