Talat Xhaferi aktron në skenë me dërrasa të fëlliqura

Miq të dashur, …

Një prej propozuesve të ligjit me përmbajtje kontroversë është Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. U zotua se gjoja nuk do ta tërheq propozim-ligjin , e tërhoqi, tani gjoja po kanoset se po që se nuk miratohet ky ligj deri më 20 tetor ai dhe nuk sqarohet a mendojnë ashtu edhe të tjerët, se nuk do ti votojë ministrat e opozitës maqedonase që do të kyçen në përbërjen e qeverisë, kuptohet sipas Marrëveshjes së Përzhinos, me garantues ndërkombëtarë. Aktrimi i tillë tejet i lexueshëm dhe i çuditshëm, më bën të harroj z. Menduh Thaçi kur pata dëgjuar se i thoshte dikujt se do të qëndroj prapa deri në vdekje, Talat Xhaferi atij dhe krejt VMRO-DPMNE-së jo prapa por seriozisht u qëndron PARA me një mendjelehtësi të pa shpjegueshme. Dorën në zemër, ky nuk do të mundeshte të bënte këtë aktrim pa mos e njoftuar apo marrë dritën jeshile nga paria , Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi etj.

Se ky koordinator luan sipas ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE, por me izën të partisë, është më se e kuptueshme. Por, ju lutem, shikoni se çfarë koordinimi kanë, sot deputetja Ermira Mehmeti u prononcua se s’ka pasur njohuri si anëtare e grupit për këtë propozim-ligj, andaj kjo ose ka qenë e injoruar, ose në gjumë të thellë. Se për një ligj të tillë me ndonjë afat për të qenë obligim që të miratohet këtë muaj nuk shkruan në protokollet e marrëveshjes së Përzhinos, e se çka kanë llafosur është diçka tjetër. Megjithatë, lehtësisht është e kuptueshme se një ligj të tillë për fatin e dosjeve të përgjimit duhet të ketë dhe do të ketë, mbase ata nuk mund të qëndrojnë në duart e askujt për veç institucionit kompetent. Por kjo ,është e udhës dhe sipas logjikës juridike duhet të ndodhë pas epilogut gjyqësore për fajësi apo pafajësi për protagonistët e implikuar në krime dhe shpërdorime marramendëse me pushtetin.

Një ligj për këtë çështje mund të sillet edhe tani, por jo me përmbajtje të logjikës të z, Talat Xhaferi, por me përmbajtje për të cilën duhet të hapet debat publik serioz. Talat Xhaferi duhet ta ketë në dijeni para se gjithash se edhe kodi penal pozitiv i vendit këto gjëra i ka të definuara shumë saktësisht Askush nuk guxon as që është njerëzore bile është e kundër ligjshme sipas kodit penal, dikush të publikojë materiale të çfarë do lloj forme ku cenohet privatësia e individit. Por në asnjë mënyrë nuk mund të ndalohet për tu publikuar çfarëdo materiali pavarësisht si është i siguruar ku mundë të ketë përmbajtje apo indicione për kryerje të veprave penale e në veçanti veprave kriminale që cenojnë apo kanë cenuar sigurinë qoftë të një individi, vendit apo diç tjetër që tangon interesin publik. Pra në asnjë mënyrë ky ligj nuk mund të përmbajë dispozita të cilat do të vlenin në mënyrë retroaktive siç kishte pretenduar Talat Xhaferi.

Ky deputet aktron rolin e krye personazhit në skenën me dërrasa të fëlliqura, nën regjinë e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, dhe me publikun e partisë së tij. Ka marrë rolin për të kushtëzuar opozitën, kuptohet për interesat e partnerëve në qeveri. Por nuk ka nevojë fare për një gjë të tillë sepse ajo do të ndodhë por me debat publik.

Me që krye personazhi i dramës përzhino nuk mban fjalën, lehtësisht mund ta dekonspironi vetëm të merrni si të saktë të kundërtën e asaj që ai thotë. Po të thotë nuk e tërheq ai do ta tërheq, po të thotë nuk do ti votojë ministrat e opozitës ai do ti votojë etj.etj. Mbase jo vetëm që duket por edhe është jo serioz , prandaj po ia parashtroj disa pyetje : – Pse z. Talat ju nuk bëheni këmbëngulës për të propozuar ligj për familjet e dëshmoreve të kryengritjes së 2001 ? -Pse z. Talat nuk bëheni këmbëngulës për të propozuar plotësim ndryshim të ligjit për barazinë e GJUHËS SHQIPE ? – Pse z. Talat nuk kërkuat me këmbëngulje sikur tash që po silleni, për tu hetuar rasti i likuidimit të Harun Aliu me shokë ? – Pse z. Talat gjoja se këmbëngulët për ligjin e “branitellave” dhe atë e parkuat në sirtarë, sepse ashtu ishit marrë vesh me Sasho Mijallkov ? – Pse z. Talat nuk këmbëngule të ftoni FBI për të investiguar rastin e ,,Lagjes së trimave,, në Kumanovë ? – Pse z. Talat nuk këmbëngule me komision amë të parlamentit të monitorohet puna e policisë sekrete, por Mijallkov qëndronte në krye të sajë, ti asgjë nuk bëre , nuk ishe energjik atëherë, si je sot për këtë ligj ? – Pse z. Talat nuk këmbëngule më vitin 2010-të kur me ligj ia mundësuat Sasho Mijallkovit të ketë qasje me aparaturën e organit që drejtonte në operatorët e komunikimeve, Ti nuk kishe ndejtur në sallë në momentin e votimit dhe listingu shkruan, nuk votoi,, kurse bashkpartiakët tuaj që ishin në sallë i thanë ZA ? Dhe në fund z. Xhaferi , ju mund të vini në lajthitje se gjoja dini kushedi se sa ,vetëm ata që nuk din fare asgjë, por për çdo kënd që din të logjikojë shumë lehtësisht ju zbulojnë si mashtrues.

Lajme të ngjashme

Back to top button