Kambovski: Zgjidhja politike varet nga përpjekja e popullit për liri

Maqedonia jeton sot në pluralizëm politik, kulturor dhe religjioz, i cili në vend se të sjell demokratizimin e shoqërisë, solli relativizmin dhe segmentimin  e gjithçkaje, edhe të qëllimeve e vlerave themelore që duhet të drejtojnë ka zhvillimi shoqëror, kështu u shpreh akademiku Vllado Kambovski sot, në Shkup, në shënimin e 48 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, raporton Portalb.

Ai thase Maqedonia ka humbur një vit plotë drejt zhvillimit të shoqërisë multietnike, shoqërisë demokratike, shtetit të së drejtës dhe lirive, dinamizmin e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe kulturës bazuar në vlerat dhe standardet evropiane si themele të ndryshimeve shoqërore.

“Çdo moszbatim apo shtyrje e aktiviteteve të dakorduar më par mes partive politike do të lejnë pasoja, ndërkaq fajin për këtë do të duhet ta bartin ata që shkelin marrëveshjet”, tha Kambovski, duke theksuar se vetëm nga forca e popullit dhe përpjekjet për liri varet zgjidhja e kësaj krize të gjatë politike raporton Portalb.

Në zgjedhjen e sivjetme të akademikëve të rinj është zgjedhur edhe anëtari i 100-të i Akademisë që nga themelimi i saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button